Flash News

POLITIKOFF

Ori Nebijaj përforcon atë që ka thënë më parë: Nuk e tërheq çfarë thashë

Ori Nebijaj përforcon atë që ka thënë më

Javën që lamë pas, moderatorja e njohur e emisionit të mëngjesit ‘Wake Up’, Ori Nebijaj tregoi përmes një postimi në Instastory përshtypjet që kishte për programet ditën e diele, duke i quajtur ‘shkarravina’ figurat që shihte në ekran.

Pas këtij postimi, fansat aluduan se kjo deklaratë shkonte për moderatoren Megi Pojani, e cila dhe reagoi më pas. Por Ori tha se mendimet e saj lidheshin me moderatoren Barbara D’Urso, në ‘Canale 5’.

Pas zhurmës që shkaktuan postimet e moderatores, duket se ajo ka vendosur t’i qëndrojë po të njëjtit mendim teksa shkruan: “Nuk e tërheq mbrapsht çfarë thashë. Nëse e thashë atë, qëndron."

Më poshtë ajo ka shtuar se këtë shprehje e ka shkëputur nga seriali i saj i preferuar ‘Peacky blinders’ dhe se po e pret me padurim sezonin e ri të tij.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 

#peackyblinders can't wait #newseason !

A post shared by Oriela Nebijaj (@ori_nebijaj) on

Të fundit