Flash News

POLITIKOFF

"Pa princin nuk ka ditëlindje", Mbretëresha Elizabeth II anulon festën e 95-vjetorit  

"Pa princin nuk ka ditëlindje", Mbretëresha Elizabeth II

Pas dy ditësh, Mbretëresha Elizabeth II ka ditëlindjen por ajo ka anuluar 95-vjetorin. Mbretëresha e ka anuluar festën e ditëlindjes së saj për shkak të vdekjes së bashkëshortit, Princit Philip.

Si traditë është që familja mbretërore ndan portrete të reja me publikun por këtë vit nuk do të ketë asnjë moment të tillë. Kjo do të jetë ditëlindja e parë e Mbretëreshës Elizabeth pas vdekjes së burrit të saj, Princ Philip, i cili u varros në kishën George në kështjellën Windsor këtë të shtunë që lamë pas.

Momentalisht Elizabeth është e rrethuar nga stafi i saj besnik dhe tre qentë e saj, me të cilët ka kaluar kohë në kopsht.

Ditët e ardhshme pritet që anëtarët e familjes ta vizitojnë të gjithë mbretëreshën në pallatin Kensington.

Të fundit