Flash News

POLITIKOFF

Paloma rrëfen dhunën nga bashkëshorti: Kam marrë dhe policinë

Paloma rrëfen dhunën nga bashkëshorti: Kam marrë dhe

Mbrëmë, gjatë bisedës me Monika Lubonjën, Paloma ka rrëfyer dhunën e vazhdueshme nga bashkëshorti i saj - që është dhe babai i vajzës së saj.

Paloma ka treguar se është dhunuar për 8 vite me radhe për shkak të varësisë që Alandy ka pasur me alkoolin.

"Më kapte kështu për të më përplasur për tokë. Më përplaste në tokë dhe unë që mbahesha tek ai, sepse mendoja se do të ma plaste kokën në tokë si shalqi. Siç ishte nga kuzhina me thikën në dorë dhe unë që i thoja të lutëm hiqe thikën,"- rrëfente Paloma.

"Më mori nga dera përjashta për të më hedhur në tokë. Aty pastaj mora policinë. U bëmë gazi i botës, po nuk kisha çfarë të bëja. Durova 8 vjet, vitet e fundit e fundit u rëndua gjendja. E humbi logjikën”, tha gazetarja.

Paloma rrëfen dhunën nga bashkëshorti: Kam marrë dhe

Paloma tregoi se tashmë ai ka dy vite që ka hequr dorë nga alkooli dhe madje edhe ka marrë terapi dhe se ajo është e lumtur që ka shpëtuar familjen e saj.

Dje,  Alandy ishte i ftuar në një lidhje telefonike për emisionin “Live From Tirana” në Top Albania Radio. Ai është shprehur më shumë mbi hyrjen në “Big Brother VIP” të bashkëshortes së tij. I pyetur nëse ka pasur raste që Paloma e ka bërë atë xheloz apo e ka mërzitur, ai shprehet:

“Nuk është xhelozia një faktor, nuk jam bërë xheloz, por normal që jam aty ku duhet, pra e ka një limit edhe xhelozia. Unë jam shumë i qetë, e marr me dashuri dhe pasion çdo gjë. Më ka mërzitur në shumë momente që ka folur më shumë seç duhet, nuk ka shpjeguar siç duhet situatat por i ka rënë shkurt dhe njerëzit janë keqkuptuar.”

 

Të fundit