Flash News

POLITIKOFF

Pas fjalimit prekës në konferencën për shtyp, Messi emocionon sërish fansat

Pas fjalimit prekës në konferencën për shtyp, Messi

Dje, Leo Messi i dha lamtumirën ekipit të tij, Barcelonës, ku nisi karrierën e futbollit fare i ri. Në këtë konferencë ku kishte familjen dhe shokët e ekipit, Messi nuk mbajti dot lotët dhe e kishte të vështirë t`i jepte lamtumirën skuadrës ku ishte prej dy dekadash.

“Barcelona është shtëpia jonë dhe kështu u premtova edhe fëmijëve të mi. Falenderoj të gjithë ata që na ndihmuan. Unë jam rritur me vlerat e kësaj shtëpie, duke e trajtuar veten me përulësi dhe respekt. Kështu veprova me të gjithë në këtë shtëpi dhe shpresoj që kjo të mbetet, përveç gjithçkaje që fitojmë. Kemi kaluar gjëra të vështira, por kjo na bëri të rritemi. Unë gjithmonë kam dhënë gjithçka për këtë klub, për këtë fanellë. Nga dita e parë në të fundit dhe jam më se i kënaqur. Faleminderit njerëzve për dashurinë e tyre përgjithmonë”, u shpreh Messi gjatë konferencës mes lotësh.

Ndërkohë, më pas ai ka emocionuar sërish me një postim mjaft prekës në Instagram ku shkruan:

“Do doja të largohesha në një tjetër mënyrë, por një lamtumirë nuk mund të jetë kurrë e bukur. Doja me gjithë zemër të qëndroja këtu, bëra gjithçka, por nuk ishte e thënë.Kam vetëm fjalë falënderuese për çdokënd që ka qenë me mua në gjithë këto vite në klub. Falënderoj edhe tifozët, më kanë mbushur plot dashuri, teksa kam tentuar edhe unë t’ua kthej mbrapsht në të njëjtën mënyrë.Kam dhënë gjithçka nga vetja për këtë fanellë. Po largohem, por kjo nuk është një lamtumirë, shihemi më vonë."

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Leo Messi (@leomessi)

Të fundit