Flash News

POLITIKOFF

Pas një viti mungesë, Elvana Gjata rikthehet në muzikë në ditën e saj të lindjes

Pas një viti mungesë, Elvana Gjata rikthehet në muzikë

Sot, Elvana Gjata feston ditëlindjen. Këngëtarja ka që në dhjetor të vitit të kaluar që mungon në muzikë dhe nuk ka publikuar asnjë projekt të ri.

Kënga e fundit ishte "Me tana", pjesmarrëse në "Festivalin e Këngës" dhe pretendente për të fituar çmimin e madh.

Nëpër media u aludua se këngëtarja "u zhduk" nga tregu muzikor pasi po punonte për të sjellë projekte shumë të mëdha dhe sa herë ajo largohet, është duke krijuar muzikë.

Sot, në ditën e lindjes së saj, Elvana ka publikuar këngën e parë pas një viti mungesë. "Thirr" titullohet balada e Elvanës. Kënga nuk shoqërohet me videoklip por janë thjesht disa momente ku këngëtarja po shijon një gotë vere dhe zjarrin.

Kënga është një baladë e ndjerë dhe sapo është publikuar.

Të fundit