Flash News

POLITIKOFF

"Pashë në ëndërr Ramën", astrologia Meri Shehu tregon çfarë i tha kryeministri

"Pashë në ëndërr Ramën", astrologia Meri

Astrologia Meri Shehu e ftuar sot në "Wake Up" ka bërë parashikimin e yjeve dhe ndër të tjera është ndalur edhe tek parashikimi i tre shenjave të tre liderëve të tre partive kryesore në vend, duke qenë se jemi edhe në muaj fushate.

Meri tha se e ka parë në ëndërr Ramën  dhe tregon:

Ishte në një vend të shtruar të bukur, por ky vend ishte me pllaka të ftohta. Dhe i thashë, mos u mërzit, se do ta shtrosh prapë, do ta bësh me parket dhe do të bëhet ngrohtë. Ai më tha: Jo, nuk e fitoj”.

Sipas astrologes, fitorja e Partisë Socialiste, në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit është e vështirë. “Unë, në bazë të energjisë time, them se kryeministri Rama e ka shumë të vështirë. Mund të dalë dhe me humbje”.

Sipas saj, “dhe vetë Rama, ndoshta nuk do ta fitojë”.

Të fundit