Flash News

POLITIKOFF

Pasuria e Dua Lipës ka pësuar rritje marramendëse

Pasuria e Dua Lipës ka pësuar rritje marramendëse

Viti 2020 ka qenë viti i Dua Lipës. Pavarësisht se ishim në pandemi, pa koncerte dhe me masa kufizuese ekstreme, Dua ia arriti të jetë artistja më e dëgjuar e vitit dhe albumi i saj "Future Nostalgia" që u publikua në prill të 2020-ës, ka thyer rekorde dhe ka marrë shumë çmime të rëndësishme.

Të dhënat e publikuara në mediat britanike zbulojnë se kompania e saj “Dua Lipa Limited”  ka pasuri prej 18,576,940 për fundvitin e dhjetorit 2019, një rritje mbresëlënëse nga 11,816,318 që ishte vitin e kaluar.

Me këto të dhëna, kuptohet që kur të publikohen të ardhurat e fituara gjatë 2020-ës, kjo shifër do jetë shumë e madhe, duke qenë se 2020-a ishte viti i Duas.

Vetëm pak javë më parë, Dua fitoi një çmim "Grammy".

Të fundit