Flash News

POLITIKOFF

Përcillet për në banesën e fundit Princi Philip, kush do jenë të pranishëm

Përcillet për në banesën e fundit Princi Philip, kush do

Princi Philip, i cili u nda nga jeta në moshën 99-vjeçare me 9 prill, do të përcillet sot për në banesën e fundit.

Ashtu siç ai ka lënë dëshën e fundit, asnjë predikim nuk do të mbahet. Më shumë se 730 anëtarë të forcave të armatosura do të merrnin pjesë në funeral, por për shkak të rregullave të Covid, të pranishëm do të jenë vetëm 30 persona më të afërmit e Dukës së Edinburgut.

Varrimi ceremonial mbretëror do të transmetohet në mediat britanike. Ceremonia do të fillojë pas një minutë heshtje kombëtare në orën 15:00.

Ceremonia e varrimit do të drejtohet nga Dekani i Windsor, me Kryepeshkopin e Canterbury. Urdhri i Shërbimit, lëshuar nga Pallati Buckingham, thotë se Dekani i Windsor do të nderojë “mirësinë, humorin dhe njerëzimin” e Princit Philip dhe “shumë mënyra në të cilat jeta e tij e gjatë ka qenë një bekim për ne”.

Varrimi do të bëhet tërësisht brenda ambienteve të kalasë dhe nga publiku është kërkuar që të mos mblidhen atje ose në rezidencat e tjera mbretërore.

Të pranishëm në ceremoninë e varrimit do të jenë katë fëmijët e Princit Philip, tetë nipërit e mbesat e tyre  por asnjë nga stërnipërit.

Të fundit