Flash News

POLITIKOFF

Personi i Vitit i Revistës Time / Pse u zgjodh Taylor Swift

Personi i Vitit i Revistës Time / Pse u zgjodh Taylor Swift

-Revista Time zgjodhi si Personin e Vitit 2023 këngëtaren Taylor Swift.

Zgjedhja e një personi që përfaqëson tetë miliard njerëzit në planet nuk është detyrë e lehtë. Ne zgjodhëm dikë që përfaqëson gëzimin. Dikë që po sjell dritë në botë", tha Sam Jacobs, kryeredaktori i revistës, në programin "Today" të NBC. "Ajo ishte si moti, ndodhej kudo."

Swift mundi tetë finalistë të tjerë që u shpallën në "Today" këtë javë, duke përfshirë Mbretin Charles III dhe filmin Barbie.

Arritjet e Swift-it si artiste – kulturalisht dhe komercialisht – janë kaq të shumta saqë t’i numërosh duket thuajse e kotë”, shkruante revista.

Swift rrëmbeu shumë tituj në vitin 2023, pjesërisht e nxitur nga turneu i saj jashtëzakonisht popullor ‘’Eras”, publikimi i riregjistrimit të albumit të saj të vitit 2014 "1989", që theu rekordet e shitjeve, dhe marrëdhënia me lojtarin e Kansas City Chiefs, Travis Kelce.

Swift është bërë gjithashtu temë e interesit akademik dhe (edhe më shumë) gazetaresk: Universiteti i Harvardit do të ofrojë një klasë "Taylor Swift dhe bota e saj" dhe Gannett, zinxhiri më i madh i gazetave në Shtetet e Bashkuara, caktoi një reporter special për të mbuluar asgjë tjetër veç Swift.

Time i jep titullin "individit, grupit ose konceptit që ka pasur ndikimin më të madh në botë gjatë 12 muajve të mëparshëm". I lançuar si një sprovë marketingu në vitet 1920, çmimi ka vazhduar të nxisë bujë ndërsa revistat e shtypura javore përpiqen të mbeten të rëndësishme.

Të fundit