Flash News

POLITIKOFF

Piloti i BBV tregon se një fans i Donaldit ofroi 5000 € që të valëviste me parashutë foton e Borës me varësen e tij

Piloti i BBV tregon se një fans i Donaldit ofroi 5000 € që

Tre parashutat që ka futur dje Anaidi dhe Kledi në "Big Brother Vip Albania" kanë ngjallur shumë debat në rrjet. Kjo për arsyen e vetme sepse parashutat kishin disa mesazhe për Borën, pasi shënonin dhe datën "9 janar" - që është ditëlindja e Borës.

Sot ka qenë i ftuar në "Breaking News" në Top News Anaidi dhe piloti i famshëm i BBV, Arbër Xhaja.
Arbri u shpreh i prekur për këtë veprim pasi janë lënduar persona të tretë dhe tha se ai nuk ka pranuar asnjëherë të bëjë surpriza të tilla që përfshijnë dhe palë të tjera apo mesazhe me kode.

Ai rrëfeu se madje një fans i Donaldit i ka ofruar 5000 Euro që të valëvisnin foton e Borës me varësen që i dhuroi Donaldi, por që ai nuk ka pranuar dhe ka refuzuar.

Të fundit