Flash News

POLITIKOFF

Prej vitesh rivalë, Stresi dhe Noizy ulen bashkë në një tavolinë

Prej vitesh rivalë, Stresi dhe Noizy ulen bashkë në një

Stresi dhe Noizy, dy prej reperëve më të njohur shqiptarë - dhe të parët - kanë pasur konflikte me njëri-tjetrin vazhdimisht. Ata bënin diss-e ndaj njëri-tjetrit dhe madje dhe “fan grupet” e tyre kishin shpesh herë konflikte. 

Më në fund, dy reperët kanë bërë paqe dhe kjo ka ndodhur para disa ditësh kur dyshja u bënë bashkë në një lojë “TikToku” për një kauzë të madhe. 

Gjithashtu javën e kaluar, Noizy i habiti të gjithë me deklaratën e tij në një emision, ku i kërkoi Stresit si një vëlla të heqë dorë nga politika.  

Ndërsa së fundmi në rrjetet sociale po qarkullon një foto e Noizy-t, Stresit dhe Kozakut. Kjo është hera e parë që dy reperët shihen bashkë, pas shumë konfliktesh që kanë pasur ndër vite. 

Prej vitesh rivalë, Stresi dhe Noizy ulen bashkë në një

Nuk duhet nëse dyshja kanë në plan për një bashkëpunim, i cili me siguri do të kthehej në një hit. 

Të fundit