Flash News
Princi Harry: Familja ime nuk ndjehet e sigurt në Mbretërinë e Bashkuar
Princi Harry ka thënë se fëmijët e tij nuk mund të ndihen” të sigurtë në Mbretërinë e Bashkuar, pasi sipas tij aty mungon mbrojtja e nevojshme për familjen e tij.
“Mbretëria e Bashkuar është e rëndësishme në historinë e fëmijëve të mi dhe një vend ku do të shpresoja që ata të ndihen si në shtëpi, edhe nëse aktualisht jetojnë në SHBA. Por kjo është e pamundur nëse nuk është e mundur të sigurohet mbrojtja e tyre kur ata janë në tokën britanike”, citohet të ketë thënë Harry.
“Nuk mund ta vë gruan time në atë lloj rreziku, duke pasur parasysh atë që kam kaluar, nuk jam i gatshëm ta vë veten në rrezik të panevojshëm,” ka thënë më tej ai.
Princi theksoi se ai dhe gruaja e tij ishin ndjerë të detyruar të largoheshin nga Britania në vitin 2020 dhe të tërhiqeshin nga detyrat e tyre mbretërore.