Flash News

POLITIKOFF

Princi William i jep lamtumirën gjyshit të tij, Princit Philip: Fëmijëve të mi u dhe kujtime të veçanta, gruas sime mirësi

Princi William i jep lamtumirën gjyshit të tij, Princit Philip:

Princi William i ka dhënë lamtumirën gjyshit të tij, Princit Philip, përmes një fotoje të vjetër - foto e papublikuar më parë.

William thotë se Princi Philip u ka dhënë fëmijëve të tij kujtime të veçanta dhe gruas mirësi.

“Një shekull jete që gjyshi im jetoi u përcaktua me shërbim ndaj vendit të tij dhe Commonwealth-it, ndaj bashkëshortes së tij, Mbretëreshës dhe familjes sonë.

Ndihem me fat që nuk kisha thjesht shembullin e tij për të ndjekur, por edhe prezencën e tij në jetën time si i rritur – në ditë të mira dhe të vështira. Do jem gjithmonë mirënjohës që bashkëshortja ime e njohu për kaq vite gjyshin tim dhe mirësinë që ai i tregoi asaj. Fëmijët e mi do kenë kujtime të veçanta nga stërgjyshi i tyre, bashkë me sensin e tij të aventurës dhe humorit.

Gjyshi im ishte një njeri i jashtëzakonshëm dhe vinte nga një brez i jashtëzakonshëm. Catherine dhe unë do vazhdojmë të bëjmë atë çfarë ai donte dhe do e mbështesim Mbretëreshën në vitet në vazhdim. Do më mungojë gjyshi im, por e di që ai do donte që ne të vazhdonim punën”-shkruhet në postim.

Të fundit