Flash News

POLITIKOFF

"Provokacija e Anxhelës", Ardit Gjebrea i acaruar me mediat serbe: Këta janë të sëmurë mendorë

"Provokacija e Anxhelës", Ardit Gjebrea i acaruar me mediat

Mediat serbe e kanë konsideruar si provokim simbolin e shqiponjës dykrenore të Anxhela Peristerit në Eurovision dhe ndër ata që kanë reaguar është dhe moderatori e producenti Ardit Gjebrea.

“Në prag të mbrëmjes së parë gjysmëfinale të Eurovision, e cila po mbahet në Hollandë në Roterdam, kishte një skandal kur përfaqësuesja e Shqipërisë, Anxhela Peristeri, doli para shtypit dhe tregoi simbolin e Shqipërisë së Madhe, “Shqiponja me dy koka”- shkruante gazeta serbe 'Novosti' dhe shumë të tjera më pas.

Përmes një postimi në Instastory, Arditi shkruan mbi lajmin e medias serbe:

“Përfundimisht, këta janë të sëmurë mendorë.”

"Provokacija e Anxhelës", Ardit Gjebrea i acaruar me mediat

 

Të fundit