Flash News

POLITIKOFF

Pse s'ju ndjek Meta në Instagram? Kryemadhi tregon 2 mundësitë: Ka frikë mos i kërkoj dekoratë

Pse s'ju ndjek Meta në Instagram? Kryemadhi tregon 2

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi i është përgjigjur mbrëmjen e sotme pyetjeve të ndjekësve të saj në rrjetin social. Njëri prej tyre ka vënë re se Kryemadhi nuk ndiqet në Instagram nga bashkëshorti dhe Presidenti i Republikës Ilir Meta.

"Pse z.Ilir Meta nuk ju ndjek në insta?" ka qenë pyetja për Kryemadhin, teksa kryetarja e LSI-së tregon me ironi dy mundësitë që ekzistojnë.

"Dy mundësi ka:
1. Sepse do të mbajë marrëdhënie institucionale.
2. Ka frikë mos i kërkoj ndonjë dekoratë në inbox.
Po më mirë pyesni Ilir Metën." është përgjigjia e Kryemadhit në InstaStory.

Theksojmë se përgjigjia ndaj pyetjeve të ndjekësve në rrjetet sociale është bërë më parë nga Edi Rama dhe Lulzim Basha, por për Kryemadhin është një risi.

Pse s'ju ndjek Meta në Instagram? Kryemadhi tregon 2

Të fundit