Flash News

POLITIKOFF

Publikohen pamjet gjatë arrestimit të Elsa Lilës nga policia italiane në Romë

Publikohen pamjet gjatë arrestimit të Elsa Lilës nga policia

Sot në mëngjes, këngëtarja shqiptare Elsa Lila është një nga 13 të arrestuarit nga policia italiane. Lila dyshohet trafikim droge dhe lajmi i arrestimit të saj ka bërë jehonë në mediat italiane dhe shqiptare.

“Corriere della Città” ka publikuar edhe pamjet nga momenti i arrestimeve që janë kryer. Këngëtarja shqiptare është kapur nga policia e Romës si pjesë e një grupi që trafikonte drogë.

Gjatë këtij operacioni, janë sekuestruar gjithsej 5 kg kokainë, 43 kg marihuanë dhe 82 kg hashash. Sipas “Corriera della Citta“, bëhet e ditur se 41-vjeçarja, Elsa Lila kishte për detyrë të menaxhonte llogaritë e grupit.

Aktualisht është në kërkim një tjetër shtetas shqiptar, i cili ka pasur rolin kyç në gjithë këtë organizim. Bëhet e ditur se grupi ishte i përbërë nga shqiptarë dhe italianë. Përveç këngëtares shqiptare janë të arrestuar edhe disa boksierë shqiptarë. I përfshirë është edhe boksieri Petrit Bardhi, i njohur si “Titty”. Sipas “La Republica”, hetimet janë zhvilluar nga prokuroria e Romës dhe drejtoria e Antimafias.

Të fundit