Flash News

POLITIKOFF

Rita bën dhe punë shtëpie, mamaja e saj: Lan enët

Rita bën dhe punë shtëpie, mamaja e saj: Lan enët

Mamaja e Rita Orës, Vera, ka qenë si rrallë herë e ftuar në një nga ekranet shqiptare. Vera është shfaqur në emisionin "Ftesë në 5" ku përveç detajeve për jetën e saj dhe deri tek marrëdhënia me Ritën.

Vera Ora shpjegoi se pas emigrimit në vitet ’90 në Londër, problemi i saj më i madh ishte gjuha. “Problemi më i madh kur arrita atje ishte gjuha, se flisja pak anglisht. Në fillim s’ punova, qëndrova me vajzat dhe jam e lumtur për këtë”, tregoi ajo.

Vera Ora tregoi se familja e tyre është shumë normale dhe se Rita madje merret edhe me larje enësh, apo përgatitje ushqimi.

“Rita është superstar siç është çdokush në punën e tij, por në familje s’ ka dallime. Ajo e di që duhet t’i lajë enët. Kur mblidhemi në shtëpi më ndihmon mua me përgatitjet, duhet të mësohet dhe me rregulla”, tha Vera duke qeshur.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Top Channel (@topchannelalbania)

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Top Channel (@topchannelalbania)

Të fundit