Flash News

POLITIKOFF

Roberti tha se nuk janë ndarë asnjëherë, Nora vë pikat mbi "i": Kemi veç miqësi korrekte për vajzën

Roberti tha se nuk janë ndarë asnjëherë, Nora vë pikat

Nora Istrefi ka bërë një deklaratë lidhur me zërat se ajo dhe Robert Berisha janë ribashkuar pasi kaluan pushimet bashkë me vajzën e tyre, në Turqi. Këngëtarja tha se nuk ka ribashkim dhe se raportet me ish-burrin janë të njëjta sa i përket dashurisë, gjithsesi vazhdon të takohet me të për lumturinë e vajzës së tyre.

Përmes një reagimi në Instastory, Nora tha se ka miqësi korrekte me Robertin dhe kjo gjë do vazhdojë edhe më tej.

"Nuk e di sa është e rrugës të sqarohem për herën e 100-të, por në fakt më shumë më shqetëson mendësia sesa shkrimet për raportet tona me Robertin. E kam thënë, do ta them dhe do vazhdoj të mbroj kauzën që pas çdo ndarje, kur fëmijët janë në mes. lumturia e tyre është primare (hiç anash inatet ballkanike, thashethemet dhe paragjykimet). Unë do vazhdoj të kaloj kohë me babin e Renee`s perderisa ajo është e lumtur, ndërsa në raportet tona personale s`ka ndryshu asgjë përveç një miqësie korrekte. Nuk e di a ju lumturon ky sqarim por do doja më shumë të ishte vedijësues."

Roberti tha se nuk janë ndarë asnjëherë, Nora vë pikat

 

Të fundit