Flash News

POLITIKOFF

Rrëfimi tronditës i aktores turke: Babai më përdhunoi kur isha 15-vjeçe, nëna s`më besoi

Rrëfimi tronditës i aktores turke: Babai më përdhunoi kur

Melisa Döngel,aktorja e njohur turke e cila së fundmi njihet dhe për publikun shqiptar për rolin e saj në “Sen Çal Kapim" që po transmetohet në Tv Klan - ka bërë një rrëfim tronditës për publikun.

Rrëfimi tronditës i aktores turke: Babai më përdhunoi kur

Melisa ka treguar se është dhunuar dhe abuzuar seksualisht nga babai i saj në moshën 15 vjeçare dhe se këtë ja ka treguar dhe nënës së saj dhe ajo nuk e ka besuar dhe madje i ka kërkuar të mos ja thotë këtë gjë askujt.

Rrëfimi tronditës i aktores turke: Babai më përdhunoi kur

Melisa ka treguar se ka marrë ndihmë psikologjike për një kohë të gjatë pasi traumat e përjetuara në të kaluarën ishin shumë të mëdha. Po ashtu, Melisa ka treguar se aktrimi i duket shumë i ngjashëm me psikologjinë dhe e ndihmoi të dilte nga errësira e të qëndronte në këmbët e veta për të nisur një jetë të re.

Rrëfimi tronditës i aktores turke: Babai më përdhunoi kur

Historia e aktores, është bërë i njohur për shkak se ajo kërkon kujdestarinë e së motrës 17-vjeçare pasi do që të shmangë që historia të përsëritet. Babai për momentin ndodhet në burg dhe ai nuk e ka lejuar që Melisa të jetë kujdestarja e motrës dhe ka thënë se vajzën mund ta mbajë vetëm e ëma.

Ndërkohë nëna e aktores turke jeton në Rusi dhe e ka dërguar vajzën sërish tek e motra pasi nuk mundi të kujdesej dot për të.

Rrëfimi tronditës i aktores turke: Babai më përdhunoi kur

Të fundit