POLITIKOFF

Rudina e pyet për ndarjen, Soni refuzon të përgjigjet: Ke katër herë që më pyet, sot nuk jemi për këtë punë

Rudina e pyet për ndarjen, Soni refuzon të përgjigjet: Ke

Soni Malaj ka qenë e ftuar sot në "Rudina" në Tv Klan për të promovuar këngën e saj konkurruese në "Kënga Magjike", një baladë që është pritur mjaft mirë nga publiku.

"Versioni im" është kënga që ka ribashkuar Sonin dhe Flori Mumajesin pas një dekade kur ka qenë dhe bashkëpunimi i tyre i fundit.

Nga biseda, gjatë programit, Rudina e pyet disa herë Sonin për ish-partnerin, Klevin (të paktën kështu aludohet në media, që janë ndarë). Por Soni u mundua ta shmangte duke e devijuar bisedën tek familja. Mirëpo, Rudina vazhdonte të këmbëngulte duke mos u përqendruar në përgjigjet e Sonit por duke dashur të nxirrte lajm për Klevin.

Pas ngulmimit të Rudinës, Soni u përgjigj paksa e nervozuar por e përmbajtur duke thënë se:

"Unë po shoh që ri ke nja katër herë që po e përmend dhe kështu në përgjithësi nëpër emisione kanë aftësi shumë të lezetshme për të..."

Dhe Rudina i kthen  përgjigje duke thënë:

"Ti si, të duash, jo unë të pyeta sepse e di që pas disa viteve që keni qenë bashkë keni marrë një vendim të tillë, prandaj dhe po pyes."

Soni i kthehet duke thënë: "Jemi për 'Këngën Magjike' të them të drejtën dhe unë jam më shumë e fokusuar aty. "

Të fundit