Flash News

POLITIKOFF

Sabiani flet për puthjen e Ilirit dhe Arjolës: S`ka gjë të keqe, edhe unë do e bëja

Sabiani flet për puthjen e Ilirit dhe Arjolës: S`ka gjë të

Puthja skenike e Arjolës dhe Ilirit në Big Brother Vip, duket se është bërë kryefjala e medias këto dy ditë. Të shumtë janë ata që kanë reaguar, dhe ndër ta edhe Sabiani, miku i ngushtë i Ilirit. Dyshja madje e kanë konsideruar dashurinë mes tyre jo vetëm miqësore por edhe vëllazërore.

Dje në "Ftesë në 5", Sabiani tregoi për këngën që ai i dedikoi miqësisë së vyer që krijoi me Ilirin dhe gjithashtu komentoi dhe puthjen e shumëpërfolur skenike të Ilirit dhe Arjolës kur në një nga detyrat e BBV duhet të sillnin një nga skenat e filmit shqiptar, ku ishte dhe realizimi i puthjes.

Sabiani tha:

"Shiko unë s’reagoj se besoj se ata po bëjnë një lojë nga vëllai i madh, s’është spontane. Janë dy artistë që aktrojnë, s’ ka asgjë të keqe. Edhe unë do puthesha në një situatë të tillë."

Të fundit