Flash News

POLITIKOFF

Semi shumë e afruar me Donaldin, ajo ka qenë e lidhur dhe më parë me një tjetër ish-të dashur të Borës

Semi shumë e afruar me Donaldin, ajo ka qenë e lidhur dhe më

Që prej fillimit të Big Brother Vip po diskutohet trekëndëshi Donald Veshaj-Semi Jaupaj-Bora Zemani.

Semi është shoqe e ngushtë me Bora Zemanin dhe Donladi është ish-i dashuri i Borës dhe mik me Semin që jashtë, të cilët janë njohur bashkë prej Borës kur ishin jashtë.

Sot në "Fan Club", opinionistja e këtij programi, Iva Tiço ka thënë se personalisht për të,  gjëja më e rëndësishme për të, është marrëdhënia mes shoqesh, dhe sesi e sheh Bora, duke e vlerësuar faktin që moderatorja nuk ka reaguar ende (e cila më vonë ka reaguar sot, lajmin mund ta lexoni duke klikuar këtë link).

Iva ka sjellë gjithashtu një detaj që publiku nuk e dinte, që Semi Jaupaj është lidhur dhe më parë me një ish-të dashur të Bora Zemanit.

“Mesa di unë si gazetare, në të shkuarën ato kanë patur diçka të tillë, se nuk dua të bëj thashetheme, por kanë patur një histori në të kalurën, në adoleshencë, një trekëndësh të ngjashëm, shumë kohë më parë, kur Semi është lidhur me ish-in e Borës, në dijeninë time."

Të fundit