Flash News

POLITIKOFF

Sonte pas mesnate nis ceremonia e çmimeve Oscar, çfarë duhet të dini

Sonte pas mesnate nis ceremonia e çmimeve Oscar, çfarë duhet

Edicioni i 93-të i ceremonisë se çmimeve "Oscars" do të mbahet sonte pas mesnate dhe sigurisht që nuk do të jetë si vitet e tjera, për shkak të pandemisë së Covid-19.

Ceremonia sonte është organizuar pjesërisht në formatin e rregullt e cila do të transmetohet live  në ABC, që nis pas orës 12:00 në orën tonë lokale por në Los Angeles pas orë 18:00 të pasdites.

Mes protokolleve COVID-19, çmimet do të ndahen për më të mirët nga më të mirët në Hollywood. Përveçse live në ABC, ndarjen e  çmimeve Oscars do mund ta shihni edhe në aplikacionin e këtij televizioni që mban të njëjtin emër.

Mundësi të tjera të transmetimit për ata që jetojnë jashtë Amerikës janë: Youtube dhe shumë faqe të tjera në Facebook që futen live.

Për ata që duan të shohin më shumë, mund të vizitojnë faqet e Akademisë së Ndarjes së Çmimeve në Facebook.

Në këtë event, ndryshe nga vitet e tjera do të marrin pjesë vetëm të nominuarit, të ftuarit dhe prezantuesit do të jenë të pranishëm, duke kaluar nëpër raunde të shumta testimi dhe një periudhë të kërkuar karantine. Të nominuarit bashkë me të ftuarit e tyre do të ulen në tavolina për dy brenda sallave së Biletave të Union Station, të rrethuar nga një galeri fotografish e të nominuarve.

Të fundit