Flash News

POLITIKOFF

Stefan Çapaliku sjell ngjarjet e Luftës së Dytë Botërore me "Mbyllur për pushime"

Stefan Çapaliku sjell ngjarjet e Luftës së Dytë

"Mbyllur për pushime është libri më i ri i Stefan Çapalikut, i cili përmes këtij romani sjell ngjarjet gjatë Luftës së Dytë, nga dita e kapitullimit të Italisë, shtator 1943 deri me ardhjen e komunistëve në pushtet, nëntor 1944.

“Mbyllur për pushime” na merr për dore dhe na nxjerr nga bregu tjetër, prej nga kurrë se kemi parë historinë tonë. Ai është romani që na fton ta shohim të shkuarën me sytë e humbësve.

Ky roman merret me fatet e njerëzve, të shtrënguar të jetojnë ndër kontekste krejtësisht të gabuara. Romani merret me dashuritë e palumtura të disa njerëzve, të nisur për të ndërtuar të ardhme të lumtura.

“Mbyllur për pushime” për momentin gjendet në librarinë “Adrion” dhe agjensinë “Dita” në Tiranë; “Ora e Shkodrës” dhe “Libraria universitare” në Shkodër.

Stefan Çapaliku

 

Të fundit