Flash News

POLITIKOFF

Thalía, mbretëresha e popit latin, mbështet Ronela Hajatin

Thalía, mbretëresha e popit latin, mbështet Ronela Hajatin

Ariadna Thalía Sodi Miranda Mottola, e njohur si Thalía, është një këngëtare dhe aktore shumë e famshme meksikane. Ajo konsiderohet si një nga artistet meksikane më të suksesshme dhe me ndikim dhe cilësohet si “Mbretëresha e popit latin” nga mediat ndërkombëtare.

Mesa duket, Thalía është satisfaskionuar nga performanca e Ronëlës mbrëmë në gjysmëfinalen e Eurovizionit. Ajo ka postuar një video të tillë dhe me dhjetra latin kanë pyetur për të ditur më shumë rreth këngëtares (Ronelës) dhe fansa të tjerë kanë shkruar duke sugjeruar ta shohin performancën e plotë në Eurovizion.

Vetë Ronela e ka ripostuar duke shprehur gjithë entuziazmin dhe fansat e saj të huaj i shkruajnë Ronelës që "a e ke idenë sesa e famshme është në vendet latine Thalía", duke treguar kështu gëzimin se sa shumë po përkrahet Ronela pavarësisht skualifikimit të padrejtë mbrëmë.

Të fundit