Flash News

POLITIKOFF

U bë kudo meme për veshjen e saj në "Met Gala", Kim Kardashian i përgjigjet komentuesve

U bë kudo meme për veshjen e saj në "Met Gala", Kim

Do të ishte çudi nëse do thonim se Kim Kardashian u fye nga memet dhe kritikat për veshjen e saj në "Met Gala". Kim me veshjen e saj "Balenciaga" të mbuluar nga koka te këmbët - veshje e frymëzuar nga ish bashkëshorti i saj, reperi Kanye West - ia doli të jetë më e përfolura e "Met Gala".

Rrjetet sociale - sidomos Tëitter - u mbushën me meme për të dhe për miliarderen Kim Kardashian kjo do të thotë vëmendje dhe para, gjë për të cilat punon çdo ditë.

Kim Kardashian madje u krahasua dhe me një "dementor" nga Harry Poter dhe lloj lloj krahasimesh. Dhe ajo ka zgjedhur t`i përgjigjet të gjitha kritikave përmes një albumi fotosh nga Met Gala, të cilat i ka postuar në profilin e saj në Instagram dhe shkruan:

“Çfarë ka më amerikane sesa një bluzë nga koka te këmbët ?!”

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Kim Kardashian West (@kimkardashian)

Kujtojmë se tema që mblodhi të famshmit, yjet e Hollywood-it në tapetin e kuq të "Met Gala" ishte: 'Në Amerikë: Një leksik i modës".

Të fundit