Flash News

POLITIKOFF

U gjobit me 10 mijë paund, kush e spiunoi Rita Orën në festën "e fshehtë" të 30-vjetorit

U gjobit me 10 mijë paund, kush e spiunoi Rita Orën në

Në fundjavë, Rita Ora ka festuar me 30 miq 30-vjetorin e lindjes dhe kjo ka bërë që këngëtarja shqiptare të gjobitet për thyerjen e rregullave ant-Covid ne Britaninë e Madhe - me një vlerë prej 10 mijë paundësh.

 Për këtë arsye, këngëtarja kërkoi dhe falje publike, e megjithatë, thuhet se këngëtarja dyshon se njëri nga miqtë e saj që ka qenë i ftuar në festë ka thirrur policinë dhe mediat për ta bërë këtë gjë publike. Mediat britanike thonë se këngëtarja ka nisur të kërkojë fajtorin, që sipas saj i ka bërë kurth.

U gjobit me 10 mijë paund, kush e spiunoi Rita Orën në

Nga ana tjetër, vetë Rita është nën hetim dhe policia ka sekuestruar edhe kamerat e sigurisë së restorantit ku ajo mblodhi miqtë.

U gjobit me 10 mijë paund, kush e spiunoi Rita Orën në

“Duhej të ishte sekret, por fakti që policia dhe fotografët e dinin që po ndodhte diçka e ka bërë Ritën vërtetë paranojake. Ajo po harton tani një plan loje dhe po vendos kurthe me qëllim që të gjej spiunin, siç bëri Coleen në dramën e Ëagatha Christie”, kanë thënë të afërm të këngëtares për "The Sun".

Të fundit