Flash News

POLITIKOFF

U gjobit pasi mashtroi klientët se po bënte bamirësi, reagon Chiara Ferragni

U gjobit pasi mashtroi klientët se po bënte bamirësi, reagon

Chiara Ferragni ka reaguar në lidhje me skandalin e mashtrimit të klientëve.

Ajo ka kërkuar falje dhe ka premtuar se do të dhurojë 1 milion euro për kujdesin ndaj fëmijëve.

Kujtojmë që kompanitë e Chiara Ferragni-t duhet të paguajnë një gjobë prej 1.075 milionë eurosh (1.18 milionë dollarë) për mashtrimin e klientëve mbi donacione bamirëse të lidhura me shitjen e një ëmbëlsire Krishtlindjesh, sipas autoritetit antitrust të Italisë (AGCM).

AGCM gjithashtu gjobiti prodhuesin italian të ëmbëlsirave Balocco me 420,000 euro.

Dënimet rrjedhin nga një hetim që rregullatori njoftoi në qershor, lidhur me një pandoro Balocco të markës Ferragni – një ëmbëlsirë e ngjashme me panettone – e shitur në Itali në fund të vitit të kaluar, me mbi 9 euro secila, krahasuar me çmimet e zakonshme të një pandoro Balocco që kushtojnë nën 4 euro.

AGCM tha se reklamat dhe çmimet e larta i mashtronin konsumatorët të mendonin se duke blerë tortën, ata po kontribuonin drejtpërdrejt në një bamirësi për kërkimin e kancerit të kockave në një spital në Torino, dhe gjithashtu se Ferragni po bënte donacione.

Panetonja e markës Ferragni, e bërë nga bukëpjekësi italian Balocco, shitej për më shumë se dyfishin e çmimit të të njëjtit produkt jo të markës së saj. Balocco u gjobit gjithashtu me 420,000 euro (rreth 458,000 dollarë) nga AGCM.

Ferragni numëron afro 30 milionë ndjekës në Instagram, dhe pothuajse 2 milionë të tjerë në llogarinë e saj të biznesit.

Të fundit