Flash News
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
U kritikua gjerësisht kopertina e Kamala Harris për 'Vogue', reagon Anna Wintour
Kamala Harris do të jetë në kopertinën e muajit shkurt dhe nisur nga kjo, Vogue publikoi dy foto të setit fotografik dhe menjëherë njerëzit shpërthyen me kritika. Fotot që u publikuan në rrjetet sociale nga "Vogue", u kritikuan tmerrësisht.
Lidhur me këtë situatë ka reaguar vetë kryeredaktorja e revistës, Anna Wintour, përmes një deklarate për New York Times. Anna Wintour është ka thënë në këtë deklaratë se “i ka lexuar dhe kuptuar reagimet”, por që “nuk ishte absolutisht qëllimi i tyre që të zvogëlonin rëndësinë e fitores së pabesueshme të zëvendëspresidentes”:
“Kur të dyja fotot mbërritën në Vogue, ne të gjithë menduam se portreti më pak zyrtar i zëvendëspresidentës së zgjedhur reflektonte me të vërtetë momentin që po jetojmë të gjithë – siç jemi ende – pandeminë më të tmerrshme që po merr jetë çdo minutë. Ne menduam të pasqyronim këtë moment tragjik në historinë globale, një pamje shumë më pak formale, diçka që ishte shumë më e prekshme në jetën reale, duke reflektuar vulën e fushatës Biden-Harris dhe gjithçka që ata po përpiqen të bëjnë dhe jam e sigurt që do ta arrijnë.”