Flash News

POLITIKOFF

"U ndjeva i lënduar", bashkëshorti i Palomës reagon pas deklaratave të Palomës për dhunë ndaj saj

"U ndjeva i lënduar", bashkëshorti i Palomës reagon pas

Mbrëmë, Paloma ka rrëfyer në shtëpinë e "Big Brother Vip" se ajo është dhunuar në mënyrë të vazhdueshme nga bashkëshorti i aj, Alandy, për 8 vite radhazi.

Pas deklaratave të Palomës për dhunë, ka reaguar vetë Alandy- bashkëshorti i saj - i cili është shprehur se është ndjerë i lënduar.

“Unë nuk fsheh çfarë kam bërë në jetë dhe nuk i kam fshehur ndonjëherë problemet që kam pasur me alkoolin. Por, tashmë u bënë dy vite që unë vetëm po prodhoj muzikë të mirë dhe i jam dedikuar familjes. U ndjeva pak i lënduar që po e tregonte disa herë. Sepse nuk më mërzit fakti që i tregon historitë e jetës, por fakti që i përsërit shumë shpesh,"- tha Alandy në një lidhje telefonike, teksa shtoi se ka dy vite që u është dedikuar plotësisht muzikës.

Të fundit