Flash News
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Vedat Ademi nga Amerika: Do të qëndroj këtu sa të marr pasaportën
Prej disa vitesh, Vedat Ademi është shpërngulur në Amerikë ku edh epo jeton me familjen e tij. Në një lidhje Skype me Rudinën, Vedat Ademi, tregoi se, ndonëse ka munguar prej 4-vjetësh që jeton në Amerikë, nuk i ka munguar tregut muzikor. Së fundmi, ai ka publikuar projektin e tij më të ri të titulluar “Kënga jonë”.
Ademi, kur u pyet se pse u largua nga Shqipëria, ai tha se ka në plan të rikthehet sërish:
“Vendimi ishte familjar normalisht, unë kam që në 2010 që shkoj e vij në Amerikë, për shumë vite u bë si sakrificë që ne vinim me valixhe e ktheheshim për të ruajtur Green Card, edhe me fëmijët bëhet më e vështirë pastaj, udhëtimi i gjatë. Menduam të vinim të provonim edhe mundësitë tona këtej, sigurisht edhe për t’u pajisur me pasaportë. Pishman nuk jam bërë sepse njeriu sfidon gjithmonë veten me gjëra të reja edhe besoj se gjithçka në jetë na shërben si eksperiencë. Kemi qenë mirë, kemi gjetur shoqëri të mirë, bashkëshortja ka pasur mundësinë të ushtrojë profesionin e vetë me punë dhe pozita shumë të mira nëpër kompani dhe korporata më të mëdhaja në Amerikë. Por jemi prapë me idenë për t’u kthyer, duke qenë se investimi ndër vite është bërë për muzikën. Neve na mungon familja, shoqëria, kështu që nuk është jashtë mundësisë të kthehemi pasi të pajisemi me pasaporta".
View this post on Instagram