Flash News

POLITIKOFF

Video/ Chrissy Teigen mëson vajzën se si të përballojë humbjen e të vëllait

Video/ Chrissy Teigen mëson vajzën se si të përballojë

Chrissy Teigen dhe John Legend kanë kaluar një periudhë të vështirë që pas humbjes së bebit të saj pak javë më parë. Modelja ka postuar çdo moment që nga shtatzënia e deri tek humbja e Jack-ut, i cili nuk ia arriti të mbijetonte në barkun e mamit.  

Së fundmi Chrissy ka publikuar në Instagramin e saj një video ku tregon një arush dhe një kuti të bardhë me fjongo, brenda të cilës është hiri i bebushit që ajo humbi pas një hemorragjie.

“Kjo është gjëja më e bukur që kam parë ndonjëherë. Ne sapo morëm hirin e foshnjës Jack, me një fjongo të shenjtë”-tha 34-vjeçarja.

Chrissy po ashtu ka publikuar një video të vajzës së saj 4-vjeçare, Lunës teksa e kishte mësuar se si të përballojë humbjen e të vëllait.

Luna dëgjohet teksa thotë në video: “Ky është bebi Jack dhe ky është arushi Teddy. Unë jam Luna. Si ja kaluat sot?”

Chrissy Teigen është shprehur duke thënë se videot e saj mund të duken si “të çuditshme”, por ajo donte t’i postonte ato për të kujtuar gjithmonë bebushin. Modelja tha se ajo ka menduar shumë për Jack dhe shtoi:

“Shtëpia jonë është shumë e hapur për jetën, vdekjen, pikëllimin, gjithçka. Ne përpiqemi t’i shpjegojmë gjërat dhe t’i përgjigjemi çdo pyetjeje në një mënyrë të bukur, shpirtërore”.

 

Të fundit