Flash News

POLITIKOFF

Video/ Donaldi që nuk pranoi humbjen ndryshon sjellje dhe shfaqet duke përqafuar Ilirin në festën e BBV

Video/ Donaldi që nuk pranoi humbjen ndryshon sjellje dhe shfaqet duke

Donald Veshaj ka bërë një kthesë në sjelljen e tij. Pas daljes nga shtëpia, ai nuk ka pranuar humbjen dhe madje ka ironizuar dhe sfiduar kundërshtarin e tij, fituesin e Big Brother Vip, Iliri Shaqirin.

Pasi ai bëri "unfollow" Arbana Osmanin dhe të dy vëllezërit Veshaj fshinë dhe promon e emisionit nga faqet e tyre në Instagram, mbrëmë janë shfaqur në "afterparty-n" e BBV. Donaldi u shfaq i veshur si "Spiderman" dhe në një moment ai përqafoi dhe Ilirin dhe kërcyen valle bashkë.

Kjo ka shkaktuar shumë zhurmë në rrjet dhe të shumta janë komentet negative drejt Donaldit kryesisht, ku thuhet se "lëpiu aty ku pështyu". Ndërsa të tjerë këtë gjë e kanë vlerësuar dhe shkruajnë se duhet t`i lënë pas mëritë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Flitet (@flitet)

Të fundit