Flash News

POLITIKOFF

VIDEO/ Me qeleshe dhe tupan, të rinjtë e LRI-së surprizojnë Kryemadhin për ditëlindje

VIDEO/ Me qeleshe dhe tupan, të rinjtë e LRI-së surprizojnë

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi është surprizuar për ditëlindjen e saj nga të rinjtë e forcës politike që ajo drejton. Një grup i LRI-së i kanë shkuar Kryemadhit në seli me tupan dhe qeleshe për të festuar 47-vjetorin e saj të lindjes.

Ata i kanë vendosur dhe një banderolë gjigande në mur ku shkruhet: "Me Ty, drejt fitores madhështore", duke iu referuar zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit. Në një moment ata edhe duartrokasin duart nën ritmin e tupanit njësoj si tifozët nëpër stadiume.

Pamjet janë publikuar nga kryetarja e LRI-së, Floida Kërpaçi në rrjetet sociale. 

"Gëzuar Ditëlindjen nga LRI Monika Kryemadhi
Me Ty, drejt fitores madhështore" shkruan Kërpaçi krahas videos së publikuar.

Të fundit