Flash News

POLITIKOFF

Vin Diesel akuzohet për sulm se*sual nga ish-asistentja

Vin Diesel akuzohet për sulm se*sual nga ish-asistentja

Vin Diesel është akuzuar për sulm seksual nga ish ish-asistentja e tij. Ajo ngriti një padi duke pretenduar se ylli i Fast & Furious, e ka sulmuar seksualisht ndërsa ajo punonte për të në vjeshtën e vitit 2010, gjatë xhirimeve të “Fast Five”.

Avokati i Diesel, Bryan Freedman tha se kjo është hera e parë që klienti i tij e dëgjon një akuzë të tillë dhe e mohon pretendimin e asistentes që ishte e punësuar vetëm për 9 ditë.

“Më lejoni të jem shumë i qartë, Vin Diesel e mohon kategorikisht këtë pretendim në tërësinë e tij. Kjo është hera e parë që ai ka dëgjuar ndonjëherë për këtë pretendim më shumë se 13-vjeçar të bërë nga një punonjëse gjoja 9-ditor. Ka prova të qarta që hedhin poshtë plotësisht këto pretendime të çuditshme”, tha avokati i aktorit të njohur.

Asta Jonasson pretendon në padi se aktori e lidhi në një mur ndërsa ai kryente një akt seksual me veten e tij.

Ajo pretendon se kompania e tij e pushoi disa orë pas ngjarjes. Padia e Jonasson, e cila u ngrit në Los Anxhelos të enjten dhe pretendon se sulmi seksual ndodhi në hotelin St Regis të Atlantës gjatë xhirimeve të Fast Five.

Të fundit