Flash News

Kosova

Vrasësi e ndoqi që nga restoranti, zbardhen detaje të reja për vrasjen e Liridonës

Vrasësi e ndoqi që nga restoranti, zbardhen detaje të reja

Mediat në Prishtinë kanë zbuluar detaje të reja për vrasjen e Liridona Ademajt natën e të mërkurës së 28 nëntorit në Prishtinë. Ftesa besëprerë e Naim Murselit për bashkëshorten e tij, Liridona Ademajn që të darkonin bashkë natën e të mërkurës së kaluar, ishte e fundit për nënën e dy fëmijëve.

Dyshohet se Naim Murseli në bashkëpunim me Liridon Kokallën dhe Granit Plavën organizuar vrasjen e Liridona Ademajt për qëllime të ulëta. Naimi bashkë me Liridonën dhe dy fëmijët po darkonin në një restorant në Graçanicë.

Siç shkruan sot portali Indeksonline, Granit Plava është parë në oborrin e restorantit duke kontrolluar situatën para krimit. Pak para se Naim Murseli dhe Liridona Ademaj të kryenin darkën e fundit, Granit Plava dhe Liridon Kokalla dyshohet se kanë marrë udhën paraprakisht drejt vendit tragjik ku ishte planifikuar vrasja e Liridona Ademajt.

Portali Indeksonline shkruan se gjatë rrugës ata kanë ndërruar veturën me të cilën ishin nisur nga restoranti në Graçanicë. Dyshohet se Liridona Ademaj u vra me një plumb në qafë në një zonë të fshehët në fshatin Sinidoll të Prishtinës, aty ku ishte organizuar vrasje makabre.

Naim Murseli në seancën e fundit dëgjimore deklaroi se nuk kishte ikur nga vendi i ngjarjes madje kishte qenë dhe vet i rrezikuar, duke mohuar kështu përfshirjen në vrasjen e bashkëshortes së tij, një deklaratë kjo kontradiktore, krahasuar me të parën ku kishte thënë se ka urdhëruar vrasjen e bashkëshortes.

Të fundit