Flash News

POLITIKOFF

Vuante nga një sëmundje e rrallë, ndërron jetë në moshën 20-vjeçare modelja britanike

Vuante nga një sëmundje e rrallë, ndërron jetë në

Modelja britanike Saarah Ahmed ka ndërruar jetë në moshën 20-vjeçare, pas betejës me një sëmundje të rrallë.

Saarah ishte finaliste në Miss Universe në Britaninë e Madhe, por ndërroi jetë pak ditë më parë, pasi vuante nga një sëmundje e rrallë, me sindromën Ehler’s Danlos (EDS), një çrregullim i trashëguar i indeve lidhëse që prek lëkurën, tendinat, ligamentet, enët e gjakut, organet e brendshme dhe kockat.

20-vjeçare, përdorte rrjetet sociale për të folur për sëmundjen e saj, dhe për t’u ndërgjegjësur me persona të tjerë të cilët vuanin nga e njëjta sëmundje.

“Ajo ishte një person i bukur, i kujdesshëm dhe i mençur edhe pse ishte shumë e re. Ajo kishte aq shumë mençuri. Ajo donte të shkonte në universitet për të studiuar neurologji. Ajo donte të ndihmonte njerëzit e tjerë,” ka thënë nëna e Saarahës, shkruajnë mediat britanike.

Të fundit