Flash News

KRYESORE

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në botë

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes!

Politiko.al mbështetur në raporte të gazetave amerikane, ju sjell një blic lajmesh nga bota në ‘Posta e mëngjesit’. Për të marrë ‘Postën’ çdo mëngjes me email na shkruani në [email protected]

■ Amnesty International ka kërkuar një hetim ndaj qeverisë britanike pasi Britania regjistroi një nga numrat më të lartë të vdekjeve të lidhura me koronavirusin midis punonjësve të kujdesit shëndetësor.

■ Drejtuesi i rajonit verilindor të Katalonjës në Spanjë, Quim Torra, tha të hënën se qeveria e tij do të vazhdojë me një bllokim rajonal.

■ Të hënën, një organizatë në Francë, që përfshin mjekë dhe viktima të virusit, apeloi në gjykatën më të lartë administrative të vendit për të imponuar veshjen e maskave. Kryeministri Jean Castex tha se po mendonte t'i bënte ato të detyrueshme.

■ Afrika e Jugut riktheu një ndalim të shitjes dhe shpërndarjes së alkoolit për të lehtësuar presionin në sistemin e kujdesit shëndetësor, duke thënë se dëmtimet e lidhura me alkoolin marrin shtretër shtesë në spitale.

■ Meksika e tejkaloi Italinë të dielën për t'u bërë vendi me numrin e katërt të vdekjeve nga virusi: 35,000 njerëz.

■ Organizata Botërore e Shëndetit paralajmëroi qeveritë që po dërgonin mesazhe kontradiktore rreth pandemisë te qytetarët, duke thënë se shumë vende po bënin hapa prapa.

■ Sekretarja e një prej figurave më të fuqishme politike në Korenë e Jugut, kryetarit të bashkisë së Seulit Park Won, tha të hënën se kishte duruar vite abuzimi dhe ngacmimi seksual në duart e tij. Ajo i bëri akuzat në një deklaratë publike pas funeralit të Park.

■ Vitin tjetër, udhëtarët britanikë në Bashkimin Europian do të përballen me më shumë dokumente, pa akses të shpejtë në kujdesin shëndetësor dhe faturat më të larta për celularët, pasi periudha e tranzicionit përfundon në dhjetor.

■ Presidenti Andrzej Duda fitoi ngushtë një mandat të dytë në zgjedhjet presidenciale të Polonisë.

■ Një supremacist i bardhë australian, i cili pranoi fajin për vrasjen e 51 besimtarëve në dy xhami në Zelandën e Re vitin e kaluar, planifikon të përfaqësojë veten në seancën e dënimit në gusht.

Të fundit