Flash News

KRYESORE

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes!

“Posta e mëngjesit” ju sjell një blic lajmesh kryesore ndodhur dje në Shqipëri. Klikoni në hiperlinqet blu nëse doni të lexoni më shumë. Nëse e doni ‘Postën’ në emailin tuaj na shkruani në [email protected]

█Kryeipeshkvi metropolit i Tiranës dhe Durrësit, imzot George Frendo, përmes një shkrimi realist tregon problemet e mëdha me të cilat përballet shoqëria shqiptare pas viteve ’90.

https://politiko.al/skamnoret-i-keni-gjithmone-me-ju-mesazhi-realist-i-george-frendos-covid-19-do-lere-pasoja-degjoni-britmen-e-te-varferit/

█Përfaqësuesi i Partisë Socialiste për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri gjate fjales se tij në takimin on-line me Këshillin Koordinues të Diasporës, ka dhënë sqarime të mëtejshme në lidhje me mënyrën se si do të procedohet për votën e emigrantëve. Sipas Gjiknurit, është menduar që vota e emigrantëve të bëhet me postë apo në mënyrë elektronike

https://politiko.al/diaspora-te-regjistroje-adresat-gjiknuri-tregon-si-do-te-veprohet-me-votat-e-emigranteve-procesi-do-te-udhehiqet-nga-kqz/

█Kryeministri Rama ka përjashtuar kategorikisht mundësinë e votimit të emigrantëve në ambasadat shqiptare apo konsullatat që kanë më pranë. Gjatë një konference online me Këshillin Koordinues të Diasporës për të diskutuar “Votën e Diasporës në Reformën Zgjedhore”, Rama ka sqaruar se pavarësisht se ky është një opsion i realizueshëm, ai do të haste shumë debate për arsye politike dhe lëvizshmërinë e kutive të votimit, kështu që tani për tani votimi me postë është më i pranueshëm.

https://politiko.al/perjashtohet-votimi-ne-ambasada-e-konsullata-rama-i-frikesohet-rrjedhjes-se-votave-alternativa-e-vetme-votimi-me-poste/

█Një video e cila po qarkullon në rrjetet sociale tregon rastin e paprecedentë ku një efektiv policie godet me grushte në fytyrë një të ri, ndërkohë që ai është i prangosur. Në video duket qartazi momenti kur efektivi godet me grushte të prangosurin, teksa një tjetër e mban atë nga krahët.

https://politiko.al/video-ca-ben-mer-polici-qellon-me-grushta-te-prangosurin-nje-tjeter-efektiv-e-mban-nga-duart/

█Policia e Shtetit ka reaguar pas dhunimit të një të riu nga efektivët e policisë ndërkohë që ai ishte i prangosur. Përmes një njoftimi zyrtar pas publikimit të videos, Policia sqaron se dy të rinjtë kanë tentuar të godasin me automjet punonjësit e policisë, duke iu rrezikuar jetën.

https://politiko.al/dhunuan-me-grushte-te-riun-e-prangosur-pezullohen-nga-detyra-dy-efektivet-policia-sqaron-rrethanat-e-ngjarjes/

█David Lega, Raporteri për Shqipërinë ne nje mbledhje te Komisionit te Jashtem te Parlamentit Europian David Lega tha se Qeveria shqiptare eshte e ashpër me gazetarët, dhe e butë me trafikantët

https://politiko.al/seanca-ne-pe-eurodeputetet-kritika-qeverise-shqiptare-shume-e-ashper-me-gazetaret-dhe-e-bute-me-trafikantet/

█Partia e Vuçiç fiton zgjedhjet. Në Kuvendin e Serbisë SNS e Vuçiç do të ketë 180 deputetë, ndërsa Daçiç 30 deputetë. Ndërkohë, koalicioni shqiptar Alternativa Demokratike Shqiptare-Lugina e Bashkuar ka marrë 7,39 % të votave, që do të thotë se siguron katër deputetë në parlamentin serb.

https://politiko.al/vucic-fiton-zgjedhjet-sa-deputete-siguroi-lugina-e-bashkuar-ne-parlamentin-serb/ 

█Zgjedhje në kohë pandemie, pse fitorja e Vuçiç nuk ishte surprizë

https://politiko.al/zgjedhje-ne-kohe-pandemie-pse-fitorja-e-vucic-nuk-ishte-surprize/

█Sot skadon afati, a do ta shtyjë sërish qeveria Rama gjendjen e fatkeqësisë natyrore me rritjen e numrit të të infektuarve

https://politiko.al/neser-skadon-afati-a-do-ta-shtyje-serish-qeveria-rama-gjendjen-e-fatkeqesise-natyrore-me-rritjen-e-numrit-te-te-infektuarve/

█Takimi në Ëashington, eksperti i njohur gjerman: Kosova dhe Serbia mund të jenë më afër marrëveshjes deri në fund të vitit

https://politiko.al/takimi-ne-ëashington-eksperti-i-njohur-gjerman-kosova-dhe-serbia-mund-te-jene-me-afer-marreveshjes-deri-ne-fund-te-vitit/

█33 persona u konfirmuan pozitivë me Covid-19 në Shqipëri në 24 orët e fundit, por rriten shtrimet në spitalin Infektiv: 82 pacientë

https://politiko.al/ulet-numri-i-te-infektuarve-me-covid-19-ne-shqiperi-por-rriten-shtrimet-ne-spitalin-infektiv

Të fundit