Flash News

KRYESORE

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes!

“Posta e mëngjesit” ju sjell një blic lajmesh kryesore ndodhur dje në Shqipëri. Klikoni në hiperlinqet blu nëse doni të lexoni më shumë. Nëse e doni ‘Postën’ në emailin tuaj na shkruani në [email protected]

■ Kancelarja gjermane, Angela Merkel, dhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron, kumtuan pas video-samitit të djeshëm se të dielën nuk do të vazhdojë dialogu i ngrirë para dy vitesh mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.

■ Shënohet një bilanc tjetër rekord i të prekurve dhe viktimave nga COVID-19 në Shqipëri. Sipas MSH, në 24 orët e fundit (dje) janë regjistruar 4 viktima dhe 93 persona të infektuar, 62 prej të cilëve janë identifikuar në Tiranë.

■ Presidenti Ilir Meta kthen për rishqyrtim në Kuvend ligjin “Për vlerësimin kalimtar dhe periodik të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme, të ndryshuar”.

 Ambasada amerikane në Tiranë i ka kërkuar politikës shqiptare që të miratojnë marrëveshjen e 5 qershorit ashtu siç është. Këmbëngulja e ambasadës amerikane për marrëveshjen e 5 Qershorit do të thotë se dakortësia e dhënë nga Edi Rama një ditë më parë për ndryshime kushtetuese, mbetet pa “bekimin” amerikan për momentin.

■ Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar sot në cilësinë e Kryetarit të OSBE-së ditën e sotme për masakrën e Srebrenicës, ku tha se për të kujtuar këtë krim mizor, duhet të shkojmë përtej përkujtimit dhe fjalëve, dhe të mësojmë në mënyrë aktive mësimet.

■ Ish-raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin e BE dhe ish-eurodeputeti Knut Fleckenstein, i cili tashmë është këshilltar i kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçit, foli për prapaskenat e propozimit të detyrës si këshilltar i kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë. Ai po ashtu ka folur dhe për akuzat që Fleckenstein është "i blerë".

Të fundit