Flash News

KRYESORE

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes!

“Posta e mëngjesit” ju sjell një blic lajmesh kryesore ndodhur dje në Shqipëri. Klikoni në hiperlinqet blu nëse doni të lexoni më shumë. Nëse e doni ‘Postën’ në emailin tuaj na shkruani në [email protected]

■ SPAK ka firmosur 22 urdhër-arreste të dosjes së bujshme 339, zyrtarë të pushtetit vendor në zgjedhjet e 2017-ës në qarkun e Durrësit. Nga 22 komisionerë të PS, PD dhe LSI, tetë prej tyre janë në ‘arrest shtëpie’.

Të lidhura: Rama: Arrestimet nxjerrin në pah pse-në e depolitizimit të administratës zgjedhore, opozita i refuzoi.

  • Ambasadorja e SHBA: SPAK zbuloi lidhjet mes krimit të organizuar dhe korrupsionit.
  • Zbardhen emrat e 22 komisionerëve lokalë , akuzohen se lejuan persona të ndryshëm për të votuar në emër të votuesve të tjerë.
  • Presidenti Meta reagoi pas urdhër-arresteve të lëshuara sot nga SPAK për dosjen 339. Ai publikoi një artikull të reporter.al me titull “Arrestimet e SPAK për vjedhje votash ngrenë pikëpyetje mbi rezultatin e zgjedhjeve 2017”, dhe foto të kryeministrit Rama.

Opozita e bashkuar zhvilloi dje një takim në selinë blu me ambasadorët e SHBA e BE. Pas takimit të thirrur nga opozita, kjo e fundit sqaron se diskutimi ishte informues mbi qëndrimin lidhur me Reformën Zgjedhore, dy ditë para se ndryshimet kushtetuese të votohen në Kuvend.

E lidhur: Këshilli Politik/ Listat 100% të hapura dhe koalicionet, zbardhen përgjigjet e ekspertëve për Damian Gjiknurin: Gara me listë unike nuk pengon dy ose më shumë parti politike që të regjistrojnë kandidatët siç ka deklaruar deri tani opozita e bashkuar.

Covid-19 depërton në Bashkinë e Tiranës dhe Kuvendin e Shqipërisë. Fillimisht njoftoi se ka dalë pozitiv me covid-19 kreu i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj përmes një statusi në rrjetet sociale. Më pas, u konfirmuan pozitivë edhe tre deputetë të Kuvendit, Ralf Gjoni, Artur Roshi dhe Eljo Hysko.

■ Italia i shlyen borxhin Shqipërisë, duke ofruar ndihmë në përballjen me situatën e krijuar nga covid-19.

Presidenti Meta ka reaguar për ndryshimet kushtetuese të cilat sipas “axhendës” së mazhorancës pritet të kalojnë për miratim këtë të enjte në Kuvend. Ai kritikon mazhorancën për insistimin për të votuar ndryshimet kushtetuese dhe nxit demokratët dhe Opozitën e Bashkuar të vijojnë përpjekjet për arritjen e një produkti konsensual.

 

■ Ministri i Jashtëm, Gent Cakaj, ka shkarkuar nga detyra Konsullin e Përgjithshëm në Bari, Ardian Haskajn. Gjithashtu mësohet se në vend të Haskaj, Cakaj ka emëruar Genta Mburimin.

■ Komisioni Europian ka kritikuar nismën e qeverisë shqiptare për amnistinë fiskale dhe penale. Përmes një raporti konfidencial KE rendit argumentat përse nuk duhet miratuar.

■ Kuvendi i Shqipërisë ka marrë masa pasi disa deputetë rezultuan pozitivë me koronavirus. Kuvendi nuk do të pezullojë seancat plenare, por ka vendosur të shkurtojë afatin kohor të diskutimeve.

■ Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale vendosi për për një rihapje të pishinave ne te gjithe vendin. Drejtoresha e ISHP Albana Fico ka njoftuar se është lejuar hapja e pishinave vetëm në ambiente të hapura.

 

 

Të fundit