Flash News

KRYESORE

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes!

“Posta e mëngjesit” ju sjell një blic lajmesh kryesore ndodhur dje në Shqipëri. Klikoni në hiperlinqet blu nëse doni të lexoni më shumë. Nëse e doni ‘Postën’ në emailin tuaj na shkruani në [email protected]

■ Kryeministri Edi Rama ka mbledhur këtë të hënë Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste. Përveç zgjedhjeve të 25 prillit, organizimit të fushatës dhe raportimeve javore nga drejtuesit politikë, prioritet për diskutim ka qenë reflektimi i ndryshimeve kushtetuese në Kodin Zgjedhor.

■ Komisioni i Ligjeve ka rrëzuar dekretin e Metës për kthimin e ligjit për “Pronat e paluajtshme të shtetit”. Të gjithë votuan kundër kreut të shtetit, përveç deputeti Korab Lita.

Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë do të takohen më 25 shtator në Shkodër, ku pritet të nënshkruhen disa marrëveshje të rëndësishme. Në këtë mbledhje të radhës, mësohet se disa nga marrëveshjet mes dy vendeve janë dogana e Kosovës në Durrës, hidrocentrali në territorin shqiptar dhe linja hekurudhore.

Komisioni i Vlerësimit të kandidatëve në Partinë Demokratike ka mbyllur fazën e dytë të filtrimit të emrave dhe lista është gati për t’iu çuar anëtarësisë për votim. Gazment Bardhi ka njoftuar strukturat se do të votojnë për të zgjedhur kandidatët për deputetë më datë 25 shtator në Kukës, 26 në Dibër, 30 shtator në Shkodër.

■ Kodi Zgjedhor, Opozita e Bashkuar kërkon sot mbledhjen e Këshillit Politik

E lidhur: Oerd Bylykbashi, përfaqësuesi i Partisë Demokratike në Këshillin Politik deklaron se Partia Socialiste synon të heqë koalicionet me formulën e re të propozuar për Kodin Zgjedhor sepse i frikësohet opozitës së bashkuar.

■“Kemi ardhur për të investuar në Kosovë”, amerikanët hedhin hapin e parë drejt realizimit të premtimit të “4 shtatorit”, takim me Hotin në Prishtinë, Grenell: Ai pas meje, njeriu i parave, do të sjellë një çek të madh.

 

Të fundit