Flash News

KRYESORE

Prapaskenat/ Balla dhe Spiropali futën në kurth deputetët e rinj: Votoni rezolutën ose ndodh hataja

Prapaskenat/ Balla dhe Spiropali futën në kurth deputetët e rinj:

Votimi i rezolutës së sotme të Partisë Socialiste (qe ben nul zhdekretin e Presidentit Meta per zgjedhjet vendore) nga 100 deputetë ngjalli mjaft habi per shkak te mbeshtetjes jashte pritshmerive. Megjithatë, zbulohet se ne prapaskene, mazhoranca inskenoi nje lojën jo të ndershme me deputetët e 'opozitës së re'.

Disa minuta para votimit, kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla dhe Elisa Spiropali, mblodhën deputetët e ‘opozitës së re’ dhe u kërkuan të votonin pro rezolutës duke perhapur panik se Meta në orën 17:00 në një dalje të paralajmëruar, do të shpërndante me një dekret të ri Kuvendin e Shqipërisë.

Kjo krijoi panik mes tyre duke iu bashkuar kështu vendimit të grupit parlamentar socialist me një raport total prej 100 vota pro dhe 7 kundër dhe 2 abstenim.

Të fundit