Flash News

KRYESORE

Precedentin e Demos apo të Gjylametit, cilin do aplikojë Edi Rama për skandalin e ministres së Shëndetësisë?

Precedentin e Demos apo të Gjylametit, cilin do aplikojë Edi Rama

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu është përfshirë në skandalin e plagjiaturës. Të dhënat e publikuara nga ‘Lëvizja për Universitetin’, tregojnë se Manastirliu ka kopjuar në doktoraturën e marrë në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, në Universitetin e Tiranës.

Dje, ministrja u mundua të përgënjeshtrojë këtë lajm, por argumentat e saj nuk ishin bindëse dhe nuk e rrëzuan denoncimin. Gjithsesi, Manastirliu thekson se ka kërkuar vlerësimin dhe analizën e profesorëve të FSHN-së për këtë çështje.

Një tjetër pikëpyetje që lidhet me këtë skandal është e ardhmja e Manastirliut në qeverinë e Edi Ramës.

Pak javë më parë, Ervin Demo u dorëhoq nga posti i zv/ministrit të Arsimit pasi u denoncua publikisht se kishte kopjuar në artikujt e publikuar në revistat e huaja. Demo ishte i pari zyrtar i lartë shqiptar që dorëhiqej për përfshirjen në një skandal plagjiaturë.

Por së bashku me Demon, studiuesi Taulant Muka denoncoi edhe Blerina Gjylametin, deputete e Partisë Socialiste. Ndryshe nga ish-zv/ministri, Gjylameti jo vetëm që nuk u dorëhoq nga detyra, por nuk ka kërkuar ende falje publike.

Rastet e Demos dhe Gjylametit tregojnë se mazhoranca e majtë ka mbajtur dy qëndrime për të njëjtin skandal, prandaj edhe në çështjen e Ogerta Manastirliut me të drejtë shtrohet pyetja se cilin precedent do të aplikojë kryeministri Rama.

Të fundit