Flash News

KRYESORE

Presidenti nuk shkarkoi Konin, Vokshi: Vendimi i Metës në mbrojtje të autonomisë universitare

Presidenti nuk shkarkoi Konin, Vokshi: Vendimi i Metës në mbrojtje

Presidenti Ilir Meta refuzoi të shkarkojë nga detyra rektorin Mynyr Koni. Këtë vendim e ka mbështetur dhe ish-kryetarja e Komisionit të Edukimit dhe Medias Albana Vokshi.

Në një reagim në Facebook, Vokshi shkruan se vendimi i Presidentit është në mbrojtje të autonomisë universitare dhe irisë akademike, që u cënuan rëndë nga nga akti i paligjshëm i Ministres së Arsimit.

Reagimi i Vokshit:

Pershendes vendimin e Presidentit për të mos lejuar shkarkimin e paligjshëm nga qeveria të Rektorit Mynyr Koni.

Vendimi i Presidentit është në mbrojtje të autonomisë universitare dhe lirisë akademike, që u cënuan rëndë nga nga akti i paligjshëm i Ministres së Arsimit.

Është shumë i drejtë dhe i saktë argumenti i Presidentit se Ministrja Shahininuk ka ushtruar kompetencat e saj në mënyrë objektive, shteruese, proporcionale dhe transparente.

Autonomia universitare duhet mbrojtur me çdo kusht për të mos e lënë edhe Arsimin e Lartë, edhe jetën akademike në duart e një Kryeministri që kontrollon gjithçka tjetër: Gjykatat, prokurorinë, mediat dhe të ashtuquajturën shoqeri civile.

PD është e përkushtuar ta garantojë autonominë universitare me një ligj të ri për arsimin e lartë, që do ta hartojmë së bashku me pedagogët e studentët.

Të fundit