Flash News

KRYESORE

Propozimi i SHBA për Kushtetuesen/ Lubonja me Metën: Këshillë qesharake, tregon dështimin e tyre me reformën në Drejtësi

Propozimi i SHBA për Kushtetuesen/ Lubonja me Metën:

Analisti Fatos Lubonja, në studion e ‘Real Story’ komentoi përplasjen indirekte të Metës mes ambasadën  amerikane lidhur me çështjen e Gjykatës Kushteuese.

Duke i dhënë të drejtë Presidentit, Lubonja tha se këshilla e ndërkombëtarëve për ta dërguar çështjen

në Komisionin e Venecias është qesharake.

“Në thelb mendoj se ka të drejtë. Ta nisim me Venecian. Është qesharake kjo këshillë, sepse dëshmon dështimin e Reformës në Drejtësi. Ata na kishin premtuar se do bënin një reformë në drejtësi që do ta shpëtonte nga politika.

Lidhur me kush ka të drejtë? Unë ndjehem i fyer të më vendosë Venecia për këtë. Aty është e qartë fare, është e shkruar në Kushtetutë, që duhet bërë me radhë. Jo një jurist, por edhe një qytetar normal, e kupton se aty duhet të ishte respektuar një radhë, që nuk është respektuar qëllimisht, për të vendosur aty njerëzit që donte PS me Ramën. E shton këtë argument edhe fakti i Besnik Muçit, që është hequr, i cili një Vetting i parë e kaluar dhe tani që doli se mund të ishte njeri i Metës ta apelojmë, t’i nxjerrim ca gjëra e ta heqim”, tha Lubonja.

Kujtojmë se sot pati një ‘përplasje’ reagimesh mes presidentit Meta dhe ambasadës amerikane.

SHBA ofron zgjidhjen për ngërçin mbi Gjykatën Kushtetuese: Dërgojeni çështjen në Komisionin e Venecias

“Ngërçi për Kushtetuesen, në Venecia”, presidenca i përgjigjet ambasadës: Mjaft me “Rule of Embassy”, koha për “Rule of Law”

Të fundit