Flash News

KRYESORE

Protesta e përshkallëzuar e maturantëve: Disa prej nesh të frikësuar për vendin e punës së prindërve në shtet; 10 pikat tona në zyrën e Shahinit

Maturantët kanë vijuar sërish protestat në ditën e dytë para godinës së ministrisë së Arsimit në Tiranë, sot (e shtunë) e përshkallëzuar edhe në qytetin e Fierit.

Ata insistojnë për rishikimin e testit të gjuhë-letërsisë, ndonëse Ministria e Arsimit është e vendosur që provimi të mos përsëritet.

Në ditë e dytë të protestës, të rinjtë dorëzuan në ministri një draft me 10 pika, të siguruar nga Politiko.al përmes të cilit i kanë lënë afat ministres Besa Shahini deri sot në darkë për të kthyer një përgjigje.

Në të kundërt, paralajmërojnë bojkot të provimeve të radhës dhe përshkallëzim të mëtejshëm të protestave.

 

*

Maturantët janë të vendosur t’i shkojnë deri në fund protestës së tyre, ndërsa disa prej tyre nuk fshehin frikën për vendin e punës së prindërve që punojnë në shtet, duke mos marrë pjesë në protestë.

Por, cilat janë kërkesat e këtyre të rinjve dhe pse erdhi protesta e tyre. Flasin për Politiko.al disa prej maturantëve:

Shqetësimet e maturantëve janë të shumta sepse padrejtësitë kundrejt maturantëve këtë vit janë te panumërta. Përpos faktit që pranuam faktin qe fati ynë të varet nga një provim, në të cilin alternativat janë të diskutueshme dhe është një kopje e shëmtuar e testeve të SAT-it, kur ndërkohë bashkëmoshataret tanë do te zhvillojnë në universitete provime me shkrime, provimi kombëtar kishte paradokse të pakrahasueshme.

Jo vetëm që nuk kishte kurrfarë lidhje me modelin që QSHA publikoi disa ditë më parë, kishte gabime në hartim, në kohezion dhe në shumë aspekte të tjera gjuhësore dhe letrare. Nisur nga teksti i Sarandës që ishte copy-paste nga një burim i pasigurt në internet, për të vazhduar ne pyetjet e aventurave të Turit, shpellave, apo dhe shume pyetjeve absurde ne pjesën e Gjuhës Shqipe.

Për të vazhduar me absurdin ne pjesën e Letërsisë, ku ngaherë jemi mësuar të shohim një pjesë në prozë dhe një në vargje, ndërkohë që këtë vit ishin të dyja në vargje.

E për të mos mbaruar me kaq, niveli i abstraksionit arrin majat, sepse znj. Rezana Vrapi prononcohet që nuk ka asnjë gabim shkencor, ndërkohë që e bija e Lasgush Poradecit, Marie Gusho nëpërmjet nje postimi ne Facebook, shpreh një nga disa abstraksionet për sa i përket shpjegimit te fjalës "dlirnja".

Për ta përmbledhur, gabimet janë rregulli në këtë provim dhe pyetjet e miredrejtuara vetëm përjashtim nga rregulli. E mesa duket e ardhmja jonë duhet te varet nga ky provim absurd. Por JO! MATURANTËT JANË FRYMA QË NUK MUND TË MPOSHTET!”, shprehet maturanti Eni Likaj.

**

Një tjetër maturant nga Fieri thekson se dy nga pikat e përcaktuara në drejtim të institucioneve arsimore janë për zgjidhje të menjëhershme.

6 pikat janë te përcaktuara qartë, ndërkohë 2 janë për zgjidhje të menjëhershme, kurse te tjerat kërkojnë zgjidhje afatgjatë. Për ne, dy nga pikat më kryesore janë:

  1. Zmadhimi i intervalit te pikëve, me të cilat mund të merret 9 ose 10
  2. Të vlerësohet nota e Gjuhe-Letërsisë në shkollë me 60% dhe me 40% ajo e provimit!”, thotë maturanti Arjon Kuçuku.

Ai shton se në protestën e sotme shumë maturantë kanë hezituar të bëhen pjesë për shkak të frikës së vendit të punës së prindërve të tyre që punojnë në administrata shtetërore.

Sot kishte disa nxënës që kishin frikë të afroheshin në protestë, sepse druheshin se do të ndodhte diçka me vendin e punës së prindërve, prandaj u shprehëm se nëse do të cenoheshin prindërit tanë të punësuar në punë shteti, do te përshkallëzohet protesta jonë!”, thotë maturanti.

**

Shumica e maturantëve kanë qenë të pakënaqur dhe të revoltuar, pasi me të drejte pyesin se perse ka lindur kjo revoltë.

Fillimisht, sapo kemi parë tezën kemi vënë re një ndryshim të strukturës së tezës. Në testin pilot na është dhënë një tjetër strukturë në pjesën e Gjuhës. Ishin dy tekste joletrare dhe kishte pyetje mbi to.

Ndërsa në provimin që jemi nënshtruar kanë qenë pjesë të shkëputura tekstesh. Gjithashtu alternativat janë mbështetur në përshtypje personale, pra kishin një ndërtim subjektiv. Konstatuam gjithashtu se kishte gabime shkencore në formulim dhe në alternativa.

Për mua personalisht, një tjetër problem ishte dhe shkalla e vështirësisë mbi mesataren”, thotë Eda Resulaj, një tjetër maturante protestuese.

Politiko.al/ S.Gj

Të fundit