Flash News

KRYESORE

Protesta pas skandalit me të miturën, ‘shpërthen’ Enkel Demi: Shahini një copë druri, Rama i pacipë

Protesta pas skandalit me të miturën, ‘shpërthen’

Gazetari dhe moderatori Enkel Demi i ka cilësuar ministren e Arsimit, Besa Shahini ‘një copë druri’, kurse kryeministrin Edi Rama ‘të pacipë’, pasi hoqën përgjegjësin nga vetja sa i takon rastit të abuzimit të vajzës 15-vjeçare nga roja i shkollës në Babrru.

Duke e komentuar si një surprizë të këndshme masivitetin dhe bashkimin e shqiptarëve dje në protestën pas skandalit me të miturën, Demi tha se ngjarje si kjo ngjall shpresë që pushtetarëve t’u vijë turp.

“Ngjarja e djeshme na ktheu optimizmin se qytetarët e Shqipërisë janë qytetarë prej vërteti, marrë shkasë edhe nga përdhunimi i një vajze të mitur.

Dje ishte një surprizë me të vërtetë shumë e këndshme, nuk bëhet fjalë vetëm për masivitetin, por edhe për njerëz që kanë bindje krejt të ndryshme dhe që një kauzë i mblodhi bashkë. Ata shkuan fillimisht te kryeministria, më pas te Ministria e Arsimit dhe nëse këta njerëz reagojnë në këtë mënyrë qoftë edhe për ngjarje të tjera që vendi ka plotë, njerëz si ministrja Besa Shahini një copë druri, apo kryeministri një i pacipë do fillojë t’u vijë turp.

Sepse Besa Shahini në këtë rast duhet të kishte dhënë dorëheqjen, Ardi Veliu nuk duhet të ishte kurrë më drejtor policie dhe kryeministri nuk duhet të dilte dje në parlament dhe të bënte me faj të tjerët që nuk e kontrollon dot shtetin dhe që ka vënë mostra në shkollat shqiptare. Fatmirësisht, një protestë e tillë ta bëjmë copën e drurit kemi shpresë ta bëjmë me turp, të pacipin me turp dhe atë kafshën me turp dhe ndoshta lirojnë jetët tona”, tha gazetari.

“Këto fatkeqësi bëhen edhe filma”, dy gafat e Ramës kur kërkon etikë për rastet e abuzimeve me të mitur

Të fundit