Flash News

KRYESORE

Protestat/ Ish zv.kryeministrja Mesi i jep të drejtë opozitës: Legjitime dhe të rëndësishme për një vend demokratik

Protestat/ Ish zv.kryeministrja Mesi i jep të drejtë opozitës:

Ish zv/kryeministrja, Senida Mesi, në ndryshim nga kolegët e saj te mazhorances, shprehet se protestat e opozitës janë legjitime dhe të rëndësishme për vendet demokratike. Në studion e lajmeve të ‘Fax News’, Mesi megjithatë pohoi se do donte që opozita të ishte në parlament, pasi kjo po rrezikon hapjen e negociatave.

“Protestat e opozitës janë legjitime pasi janë shumë të rëndësishme dhe normale në vendet demokratike. Jemi përpara pritjes së përgjigjes për në Bashkimin Europian, por fakti që nuk kemi opozitën në Parlament, kjo na rrezikon integrimin në Bashkimin Europian”.

Deputetja e Partisë Socialiste në qarkun e Shkodrës paralajmëroi se po pret që parlamenti të mbushet me deputetë të rinjë, me të cilët do të miratojnë ligje të rëndësishme. “Shpresoj që Parlamenti të kthehet në vendin ku partitë politike të debatojnë, kuvendojnë dhe shpalosin platformat që të bëhet më e mira për shqipërinë. Po presim që të plotësohen vakancat që lanë ish-deputetët, jemi në pritje të betimit të deputetë të rinj  për të arritur një normalitet si dhe për të arritur shumicën e cilësuar. Pasi  kjo shumicë na duhet të për të votuar ligje të rëndësishme siç është Reforma në Drejtësi”, përfundoi Mesi.

Edhe deputetja Mimi Kodheli shprehu rezerva për mazhorancën, duke e cilësuar bashkë-fajtore për ngërçin politik në vend.

Të fundit