Flash News

KRYESORE

PS kundër moratoriumit për gjyqtarët e zgjedhjeve, Bylykbashi: Ata që kanë kaluar vettingun janë shumë pak

PS kundër moratoriumit për gjyqtarët e zgjedhjeve, Bylykbashi:

Oerd Bylykbashi, përfaqësuesi ligjor i PD për Reformën Zgjedhore ka reaguar pasi PS hodhi poshtë propozimin e paraqitur sot në tryezë për një moratorium 4-vjeçar për gjyqtarët e Kolegjit Zgjedhor.

Sipas Bylykbashit, askush nuk do të jetë imun nga ndjekja penale për korrupsion dhe ekspertët janë ende duke e diskutuar.

“Kolegji Zgjedhor ishte gjysmak dhe nën presionin e vettingut. Pati një reagim shumë të fortë nga mazhoranca. Gjykata që mbrojnë të drejtat zgjedhore nuk do të kapen. Numri i gjyqtarëve që kanë kaluar vettingun është shumë i vogël.

Kjo paketë është thelbësore për të arritur kompromisin e reformës. Mazhoranca do të vazhdojë të kontrollojnë mekanizmat dhe ushtrojnë presion mbi Kolegjin Zgjedhor , por ne këtë nuk do ta lejojmë.

Numri i atyre gjyqtarëve që kanë kaluar vettingun është shumë i vogël. Është proces thellësisht problematik. Keni rastin e Dvoranit. Ai nuk justifikoi 100 mln lekë dhe askush nuk u kujtua ta ankimonte. Ky është mekanizmi i kapur i vettingut.

Të gjithë ata gjyqtarë që nuk janë zënë në kurth do të përzgjidhen me short dhe do të mbrohet nga presioni politik. Ata do t'i nënshtrohen kontrolleve. Askush nuk do të jetë imun nga ndjekja penale për korrupsion dhe ekspertët janë duke diskutuar", u shpreh Bylykbashi.

Të fundit